Me qëllim parandalimin e aksidenteve, ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin pjesëmarrësve në komunikacion për sigurinë rrugore, uljen e shpejtësisë së qarkullimit në komunikacion të mjeteve motorike në 30kmh ne zona urbane, pranë shkollave dhe zona të tjera të caktuara për të shpëtuar jetë në rrugët e Republikës së Kosovës.
Marakli t’Biciklave së bashku me Policinë e Kosovës dhe në bashkëpunim me
Komuna e Prishtinës kanë
shpërndarë fletushka informuese për ngasësit e mjeteve motorike nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës.
Fletushka informuese ka këshilla bazike për drejtuesit e mjeteve motorike, këto këshilla janë të rëndësishme dhe informacione të nevojshme rreth biçikletës dhe çiklizmit, ajo përmban informacione sa i përket distancës në mes të mjetit motorik dhe biçikletës, kontrollin e gjendjes për rreth, sinjalizimin, shtigjet e biçikletave, shtigjet e këmbësoreve, kontrolli këndit të vdekur dhe për rreth për çiklistë si dhe këshilla të tjera për sigurinë në komunikacion. Kujtojmë po ashtu se kjo fletushkë është shpërndarë gjatë këtyre ditëve edhe në qytetin e Prizrenit nga ana e përfaqësuesve të Marakli t’Biciklave, Policisë së Kosovës dhe grupit të çiklisteve 04 Bike Team.
Sipas të dhënave nga OBSH, çdo vit në botë vdesin më shumë se 1.3 milionë njerëz në aksidente rrugore, po kështu çdo vit lëndohen lehtë ose rëndë nga aksidentet mbi 10 milionë njerëz. Policia e Kosovës ka njoftuar se nga raportet e fundit të nxjerra nga autoritetet e Bashkimit Evropian për fatalitetet për vitin 2020 ku janë analizuar statistikat e aksidenteve në Ballkanin Perëndimor tregojnë se Kosova ka më së paku aksidente me pasoja fatale.
Institucionet e nivelit qendror dhe lokal, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera do gjejnë mbështetjen e pa rezervë të Marakli t’Biciklave me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe në uljen e vazhdueshme të numrit të aksidenteve dhe pasojave të tyre.