A dëshironi që fëmijët tuaj të fillojnë të ngasin biçikletë por hezitoni t’i mësoni sepse nuk i dini rregullat ose çfarë biçiklete të përdorin?
Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë libërthin e punuar dhe dizajnuar enkas për çiklistët e rinj.
Me dizajnin e tij të këndshëm dhe lehtë për t’u kuptuar, ky libërth në pika të shkurta u ofron lexuesve pothuajse të gjithë informacionin që u nevojitet për të qenë çiklistë të sigurt dhe kompetent.
Ilustrimet janë pothuajse gjithpërfshirëse dhe përshkruajnë shenjat e komunikacionit, sinjalizimet në rrugë, pajisjet që duhet t’i kemi etj.
Fëmijët do të mësojnë për rëndësinë e përdorimit të biçikletës, benefitet, hapat që duhet të merren para daljes në rrugë, sjelljet që duhet t’i kenë në rrugë, etj.
Ne ju sygjerojmë që t’i njoftoni fëmijët pa dallim gjinie me këtë libërth tejet të nevojshëm para se ata të fillojnë të dalin me biçkletë, në mënyrë që të jenë sa më të informuar dhe të aftë kur të dalin në rrugë.
Një falenderim të veçantë për Komunën e Prishtinës për financimin në botimin e këtij libërthi.