X Mbylle
Jun
12
Prishtine-Qender

Ta ndricojme Prishtinen-NIGHT RIDE

Eventi ka përfunduar!

Guida
Çdo të mërkurë në orën 20:00, grupi Marakli t'Biciklave organizon aktivitetin Night Ride - TA NDRIÇOJMË PRISHTINËN ME BIÇIKLETA.
Ftoni shoqërinë dhe bashkohuni me ne për të çikluar në rrugët kryesore të Prishtinës.
Do të përshkohen rreth 7-8 km në terren të lehtë. Qëllimi është ndërgjegjësimi për kujdesin ndaj biçiklistëve dhe promovimi i biçikletës si transport ekologjik. Aktiviteti ofron këshilla për çiklim të sigurt gjatë natës.
𝐄 𝐑𝐄̈𝐍𝐃𝐄̈𝐒𝐈𝐒𝐇𝐌𝐄: Çiklistët pa helmetë nuk pranohen. Respektoni udhëheqësit e guidës dhe rregullat e grupit.
Pjesëmarrja lejohet për +16 vjeç; nën këtë moshë kërkohet shoqërimi nga prindi ose kujdestari.
PËRGJEGJËSIA INDIVIDUALE!