Parku Arkeologjik Ulpiana
Eventi ka përfunduar!
Marakli t'Biciklave,
Këtë të dielë ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetin e radhës në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Ulpiana ishte një qytet antik romak në atë që tani është Kosova. Ulpiana, e vendosur në sitin arkeologjik të Prishtinës, është një vendbanim Romak-Para-Bizantin që mund të konsiderohet një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës.
Për të mësuar më shumë për historikun e këtij qyteti dhe pasurit kulturore që fsheh ky qytet antik, gjatë aktivitetit do të përkujdeset cicëroni i deleguar nga grupit Marakli t'Biciklave.
Guida
- [ ] Aktiviteti është kryesisht i lehtë me distancë totale rreth 30+km dy drejtimet , prandaj ky aktivitet preferohet edhe për fillestarët dhe nuk kërkon përgaditje të lartë fizike apo psikologjike.
Obligative si çdo aktivite tjetër mbetet helmeta , ndërsa preferohet të keni me vete ushqim për vete dhe së paku 1.5l ujë.
Nisja bëhet nga sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë në orën 10:00.
Rregullat
Primare për pjesëmarrësit është të respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19, pra gjatë ndalesave për pushim të bartni maskën.
Lusim antarët që t'i respektojn udhëheqësit e guidës , si dhe t'i përmbahen rregullave të grupit.
Për shkak të sigurisë së pergjithshme në trafik dhe distancës së gjatë, mosha e lejuar për pjesëmarrje është +18.
𝐉𝐔 𝐋𝐔𝐒𝐈𝐌 𝐐𝐄̈ 𝐓𝐀 𝐑𝐔𝐀𝐍𝐈 𝐀𝐌𝐁𝐈𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍 !!
𝐍𝐃𝐀𝐋𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐇𝐔𝐃𝐇𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑𝐈𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐍𝐀𝐓𝐘𝐑𝐄̈ !
𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐬𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐭𝐨 𝐭𝐢 𝐟𝐮𝐬𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞.
PËRGJEGJËSIA INDIVIDUALE.