X Mbylle
Mar
07
Prishtinë

Marsho dhe çiklo

Eventi ka përfunduar!

Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI, të hënën organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë.
Ngjarja ka më shumë karakter senzibilizues si në aspektin e të drejtave të grave po ashtu edhe të përfshirjes së grave në aktivitete sportive sic është ciklizmi. Andaj i inkurajojmë të gjitha gratë antare të grupit por edhe ato joanëtare, që të na bashkohen në këtë aktivitet dhe të marshojm se bashku me bicikleta. Me këtë rast ne I bashkohemi thirrjes për më shumë të drejta për gratë por edhe për gra të forta sic janë sportistet përkatësisht ciklistet.
E përbashkëta e të drejtava të grave dhe ciklizimit është lëvizja:
Nuk mund të ciklosh duke ëndrruar në vend – sikur që nuk mund të mbrosh të drejtat tua duke qëndruar në vend.
Bashkohu – marsho dhe ciklo - mbroj të drejtat e tua!

Guida

Marshimi fillon në ora 14:00 nga sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë ndërsa nga pjesëmarrësit kërkohet që të jenë te sheshi së paku 20 minuta më herët!
Itinerari i marshit është nga sheshi ''Zahir Pajaziti'' përmes rrugës Xhorxh Bush vazhdon rrugëtimi drejt rrethit të madh tek Shkolla e Mjeksisë ( Rrethi I Flamurit), pastaj do të kthehemi përseri në të njëjtën rrugë nën përcjellën e Policisë së Kosovës.
Për mbarëvajtjen e këtij aktivitetit do të kujdesen stafi i grupit Marakli t'Biciklave, andaj luteni që të respektoni udhëheqësit e guides.