X Mbylle
Sep
12
Mitrovicë Podujevë

Marakli t'Biciklave ne Shalen e Bajgores.

Eventi ka përfunduar!

Marakli t'Biciklave,
Këtë të dielë ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetin e radhës në bjeshkët përrallore të Shalës së Bajgorës.
Shala e Bajgorës është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit në rrëzat e Kopaonikut.
Aktiviteti organizohet se bashku me degen e grupit Marakli t'Biciklave në Podujevë ''Llapi Bike Team''.
Aktiviteti është mjaft i vështirë dhe ka terene ngjitje mbi 1050m/lmd. deri tek maja e Mprehtë 1789m/lmd prandaj preferohet të keni përgaditje fizike dhe psikologjike për këtë aktivitet.
Obligative si çdo aktivite tjetër mbetet helmeta , ndërsa preferohet të keni me vete jakne kundër erës si dhe ushqim për vete dhe së paku 1.5l ujë.
Nisja bëhet nga sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë në orën 08:00.
Vërejtje:
Primare për pjesëmarrësit është të respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19, pra gjatë ndalesave për pushim të bartni maskën.
Lusim antarët që t'i respektojn udhëheqësit e guidës , si dhe t'i përmbahen rregullave të grupit.
Për shkak të sigurisë së pergjithshme në trafik dhe distancës së gjatë, mosha e lejuar për pjesëmarrje është +18.
𝐉𝐔 𝐋𝐔𝐒𝐈𝐌 𝐐𝐄̈ 𝐓𝐀 𝐑𝐔𝐀𝐍𝐈 𝐀𝐌𝐁𝐈𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍 !!
𝐍𝐃𝐀𝐋𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐇𝐔𝐃𝐇𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑𝐈𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐍𝐀𝐓𝐘𝐑𝐄̈ !
𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐬𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐭𝐨 𝐭𝐢 𝐟𝐮𝐬𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞.
PËRGJEGJËSIA INDIVIDUALE