X Mbylle
Sep
22
Prishtinë

Dita Pa Makina

Eventi ka përfunduar!

Marakli t'Biciklave,
Këtë të mërkurë ju ftojmë që të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e në bashkëpunim edhe me Marakli t’Biciklave nën kauzën:
KOHA PËR NDRYSHIM, DITA BOTËRORE PA MAKINA.
Aktiviteti është jashtëzakonisht i lehtë me distancë totale 4KM, prandaj ky aktivitet preferohet edhe për fillestarët dhe nuk kërkon përgaditje fizike apo psikologjike.
Obligative si çdo aktivitet tjetër mbetet helmeta dhe MASKA.
Nisja bëhet nga sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë në orën 10:00.
Vërejtje:
Primare për pjesëmarrësit është të respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19, pra gjatë ndalesave të bartni maskën.
Lusim antarët që t'i respektojn udhëheqësit e guidës , si dhe t'i përmbahen rregullave të grupit.
Rrugëtimi me biçikleta fillon nga hapësira e objektit ish Rilindja duke vazhduar në rrugën Ish Rilindja, Kosota Novakovic, Tirana , Idriz Gjilani, Ilaz Kodra, 28 Nëntori,Dëshmorete e Kombit , Xhorxh Bush ( Katedrale), Garibaldi, kthimi prapë te ndërtesa e qeverise.
𝐉𝐔 𝐋𝐔𝐒𝐈𝐌 𝐐𝐄̈ 𝐓𝐀 𝐑𝐔𝐀𝐍𝐈 𝐀𝐌𝐁𝐈𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍 !!
𝐍𝐃𝐀𝐋𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐇𝐔𝐃𝐇𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑𝐈𝐍𝐀𝐕𝐄 !