X Mbylle
Jun
04
Prishtinë

Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Mjedisit

Eventi ka përfunduar!

Guida

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ta Pastrojmë Kosovën” shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit.

 

Me këtë rast, më 4 qershor 2021 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) – Spitali i Onkologjisë, organizohet aktiviteti, në të cilin do të mbillen dhjetëra pemë, për të kontribuar për një ambient të pastër.

 

Pjesëmarrës krahas ministrave të ministrive të ndryshme, mjekë, drejtues të sportit, sportistë, do të jenë edhe OJQ “Marakli të Biciklave” të cilët do t'i bashkohen aktivitetit me biçikleta.

 

Poashtu, do të ndërtohet një vend-parking për biçikleta dhe të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë aktivitet mund të kontribojnë duke e blerë një pemë dhe duke e mbjellur atë në po të njejtin lokacion.

 

Pjesmarrësit obligohen që t'i respektojnë rregullat për mbrojtje nga Koronavirusi, të përcaktuara nga institucionet përkatëse. 

#GjenerataeGjelber #GreenGeneration

#maskë #distancë #pastërti #LetsMakeItGreen