X Mbylle
Jun
25
Prishtinë

Critical Mass Prishtina / Qershor

Eventi ka përfunduar!

e premtën e datave 28 Maj , 25 Qershor, 30 Korrik, 27 Gusht si dhe 24 Shtator.
Duke e bërë një traditë të re në vendin tonë organizimin e ''Critical Mass Prishtina'' , ne do mblidhemi tek sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë në orën 18:00 , për të bërë xhiron e secilit muaj , duke përshkuar nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërgjegjësojmë shoferët, t'u shtojme deshirën qytetareve që ende nuk kanë blerë biçikletë dhe japim shembullin tonë për një qytet më ekologjik.
Çfarë është Critical Mass?
Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.
Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet. Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet. Shpesh herë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.